Humbja e jetës së futbollistit Ganez Rafael Duamena po hetohet nga ana e prokurorisë së Durrësit. Për të dhënë një përgjigje ligjore se a mund të parandalohej ky fund tragjik është kërkuar të kryhet autopsia e 29 vjeçarit për të nxjerrë shkakun e vdekjes pavarësisht se dyshimet janë për një arrest kardiak.