Top Channel/ Hetimi i SPAK për serat me kanabis në Berat, lëshohen 9 urdhër arreste të reja
25/04/2024 18:19

Gjykata e Posacme me kërkesë së SPAK ka firmosur 9 urdhër arreste të tjera për dosjen e serave të kanabisit që u zbuluan në Berat dy vite më parë, ku ishin të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të policisë. Me marrjen në dorëzim të dosjes, SPAK mundi të identifikojë financuesit dhe organizatorët e serave me kanabis, sipërmarrje kriminale në të cilën punonin dhe 95 gra. Hetuesit e BKH-së nisën zbatimin e urdhërarresteve një ditë më parë, ndërkohë që kanë arrestuar 6 persona dhe kanë shpallur në kërkim tre të tjerë. Në pranga për serat me kanabis kanë rënë sadetin Hasaj ,Lulezim Bushataj, Mustaf Manej ,Suad Smakaj ,Arben Vrapi DHE Adiol Çifliku. Këta shtetas me origjinë nga Malësia e Madhe Kuçova dhe Berati kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal për marrjen me qira të serave, ngritjen e infrastrukturës për kultivimin e bimëve narkotike si dhe rekrutimin e punëtoreve, kryesisht femra. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posacme, edhe këtë të enjte janë ushtruar kontrolle nga policia në banesat e disa prej shtetasve të arrestuar apo të shpallur në kërkim, ndërkohë që në banesën e njërit prej të hetuarve më parë, u gjetën dhe u sekuestruan 30 kubikë me fidanë kanabisi dhe fara kanabisi të kultivuara në ambient të mbyllur brenda njësisë së banimit, në katin e tretë, ku kishte instalime elektrike, llampa dhe mushama reflektuese. Zbulimi i datës 11 nëntor 2022 në fshatin Rërëz të Beratit, ku u gjetën të ngritura 4 sera të mbyllura me plastmas, si dhe mjete e pajisje që ndihmonin në kultivimin e kanabisit thuajse shkriu komisariatin e Beratit, për drejtuesit e të cilit pati shkarkime dhe masa disiplinore.

Top Channel/ Ankesa për insulinat falas, Shoqata Diabetit: Pacientët po paguajnë 600 lekë për penat
20/02 15:27
Top Channel/ Shqiptarët e bllokuar në Siri, ish-konsulli: Janë 20 gra dhe fëmijë, kemi emrat
20/02 15:22
Top Channel/ Çahet rruga Librazhd-Përrenjas! Rrëshqitjet e tokës me probleme, lëvizja me një korsi
20/02 15:20
Top Channel/ Tunel droge në Shkodër! Laborator kanabisi nëntokë, 3 në pranga
20/02 15:19
Top Channel/ Dëmtohet rruga e re një vit pas ndërtimit, çarje e rrëshqitje në aksin Maliq–Lozhan
20/02 15:17
Top Channel/ Policia s’jep leje për protestën, Ministrja e Brendshme: Mos shtyni të miturit në krim
20/02 15:10
Top News – Kapet arsenal luftarak në Nikël. Tritol, armë e mijëra fishekë, në kërkim 49 vjeçari
20/02 14:36
Top Channel/ U bllokua nga rëra, nis hapja e kanalit që lidh lagunën me detin në Zvërnec
20/02 13:48
Top Channel/ Dëmtohet rruga në fshatin Grekan–Shelg,në bashkinë Belsh, nevojitet ndërhyrje për të…
20/02 13:44
Top Channel/ Zbulohen arsenal armësh, municion luftarak e drogë në Fushë Krujë, në kërkim 49-vjeçari
20/02 13:32
Top Channel/ Shkarkimet nga HEC-i dhe reshjet përmbytin fshatrat e Fierit, dëme të mëdha në bujqësi
20/02 12:55
Top Channel/ E diela me diell! Temperatura deri në 14 gradë Celsius, javën që vjen…
20/02 12:54
Top Channel/Shkarkimet nga HEC-i e reshjet përmbytin fshatrat e Fierit, banorët: Ndihma nuk na japim
20/02 12:50
Top Channel/ Çahet rruga Librazhd-Përrenjas, kufizohet lëvizja me një korsi. Do hapet një e re
20/02 12:45
Top News – Projektligji “mollë sherri” në Kuvend/Tabaku dhe Blushi përplasen me ministrin
20/02 12:34
Top News- Bardhi lëshon akuza nga foltorja: Autoritetet gjermane kanë shqetësim për dosjen e AKSHI-t
20/02 12:34
Top News – “Nuk po bën bisedë te kafja lagjes!” Tabaku debaton ashpër me Ibrahimajn: Gënjeshtra!
20/02 12:33
Top News – Akciza e Birrës, Braçe e thotë hapur: Histori klienteliste dhe evazioni fiskal
20/02 12:33
Top Channel/ Rikthehet “Goca & Gra”, sezoni i 7-të nis këtë të premte në Top Channel
20/02 12:30
Top Channel/ Semani del nga shtrati, toka e banesa nën ujë, banorët fajësojnë shkarkimet e HEC
20/02 12:26
DIGITALB DIGITALB