Megjithëse kontrollet vijojnë prej 19 prillit në zonën e Gjadrit, policia ende nuk ka mundur të gjejë motorin e përdorur nga vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj, dhe as ka arritur të shpjegojë me prova ligjore se si ka vijuar lëvizja e tij më tej. Nga ana tjetër hetime intensive po kryen edhe për të zbuluar persona të tjerë të implikuar në vrasje si porositës, vëzhgues apo bashkëpunëtorë.