Pasi agjentet e FBI mësynë në rezidencën e tij në marlago të hënë Donald Trump pritet të merret në pyetje nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut të mërkurën, sipas CNN . Është e paqartë nëse Trump do të pranojë tu përgjigjet pyetjeve apo jo, teksa shumë nga këshilltarët e tij mendojnë që më mirë ai të qëndriojë në heshtje pasi ndonjë përgjigje e pamenduar mirë mund të bëhet shkak për më shumë probleme ligjore.