Ditët në vazhdim, me siguri të martën, prokuroria e Shkodrës do të rimarrë në pyetje kunatën e Alma Arrazit dhe të dashurën e bashkëshortit të të ndjerës. Ky veprim hetimor do të kryhet sipas burimeve jo vetëm në vazhdën e akuzave të shkaktimit të vetëvrasjes që rëndon ndaj Erdgys Arrazit. Por edhe për të sqaruar tej çdo dyshimi të arsyeshëm shumë pikëpyetje që grupi i hetimit ka mbi ngjarjen tragjike të 2 majit, ditë në të cilën dyshohet se Alma hodhi tre fëmijët në Bunë dhe më pas u vetëvra.