Altin Dumani është pyetur sot nga gazetarët lidhur me hetimet për dosjen Partizani, dosje për të cilën Sali Berisha dhe dhëndri janë nën masë arresti. Lidhur me ecurinë e hetimeve, gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se kreu i SPAK ka deklaruar se dosja do t’i dorëzohet gjykatës kur hetimet të jenë mbyllur plotësisht.