Top Channel/ Hetimet për Ahmetajn! Prokurori Braho jep dorëheqjen pas akuzave për fshehje provash
10/03/2023 19:16

Prokurori i posaçëm, Klodian Braho është dorëhequr nga hetimi i dosjes 277 fraksion 1, njëri prej akteve të ndara prej tij në dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Dorëheqja është konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar që SPAK ka ndarë këtë të premte, ku thotë se tashmë hetimet për këtë dosje janë marrë në dorë nga vetë drejtuesi i strukturës, Altin Dumani dhe prokurorja Enkeleda Millonaj. Në të njëjtin njoftim, SPAK thotë se prokurori tjetër Eneid Nakuçi është bërë pjesë e dosjes pasi Klodian Braho e ka ndarë atë në katër akte dhe nuk ka kryer, sipas njoftimit, asnjëherë veprime hetimore për llogari të kësaj dosjeje. Si Braho, ashtu edhe Nakuçi janë kallëzuar se kanë fshehur provat që implikojnë Arben Ahmetajn te inceneratori i Elbasanit. Provat e faturave që Klodian Zoto ka paguar ndër vite për pushimet e Arben Ahmetajt dhe mesazhi që tregon se Zoto është porositësi real i vilës ku SPAK ushtroi kontrolle mbrëmjen e së enjtes kanë qenë edhe në duart e dy prokurorëve Nakuçi e Braho, por urdhri për të ushtruar këto kontrolle u dha vetëm pasi dosja kaloi në duart e Dumanit dhe Millonajt. Braho dhe Nakuçi nuk vepruan për muaj me radhë, ata ndanë dosjen në katër akte, por në asnjërin prej tyre, jo vetëm që Ahmetaj nuk përmendej, por as Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, që ai drejtonte në kohën e dhënies së koncesionit. Nga dëshmitë e dhëna nga anëtarët e tjerë të komisionit që shqyrtoi koncesionin pikërisht kjo ministri del që ka pasur rolin qendror në përcaktimin e procedurës së koncesionit me negociim pa shpallje, që vetë dy prokurorët Braho e Nakuçi thonë në dosje se është e paligjshme.

Top Channel/ ‘Mjeku duhet të bëhet bashkëpronar në spital’, Rama:Për mirëmbajtjen duhet të…
08/04 10:53
Top Channel/ Kryeministri Rama në spitalin e Lezhës: Do fillojmë të vendosim tarifa për turistët që…
08/04 10:52
Top News- Theu masën e sigurisë dhe kreu 6 vjedhje/ Arrestohet 26-vjeçari, i dënuar dhe për dhunë
08/04 10:45
Top News- Izraeli nuk pranon armëpushimin. E zbaton vetëm me Iranin, Libani në mëshirë të Netanyahut
08/04 10:44
Top Channel/Theu masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ dhe kreu disa vjedhje,pranga të riut në Tiranë
08/04 10:23
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News – Mes lehtësimit dhe tensionit. Iranianët mbushin sheshet, festojnë armëpushimin
08/04 10:09
Top News – Armëpushimi SHBA–Iran. Prapaskenat e marrëveshjes dhe negociatave
08/04 10:00
Top News – Arrihet marrëveshja. Armëpushim dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit
08/04 09:59
Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28