Vrasja e ndodhur në lagjen nr. 18, në Korçë, ka tronditur banorët e zonës, të cilët të shqetësuar kanë rrëfyer për Top Channel momentet e para të krimit. Ilo Lulla qëlloi me armë zjarri katër herë drejt Emiljano Pine, i cili humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa më pas qëlloi veten.