Me vendim të Gjykatës Prokuroria dhe policia e Elbasanit në orët e para të mëngjesit të së hënës kanë zhvilluar kontrolle në 14 banesa të personave që kanë lidhje me inceneratorin në qytetin e Elbasanit. Kontrollet e prokurorisë në kuadër të hetimeve që po kryhen në këtë incenerator për “shpërdorim detyre”.