Top Channel/ Hetim për ish anëtarët e MEK/ U larguan nga kampi Ashraf, mbahen nën mbikëqyrje
20/12/2022 19:51

Agjencitë ligj-zbatuese shqiptare në bashkëpunim me drejtorinë e emigracionit në policinë e shtetit, prej më shumë se një muaji, kanë çuar në qendrën e mbyllur për të huajtë në Karrec, disa ish antarë të opozitës iraniane. Top Channel mëson se janë 5 shtetas Iranian të cilët janë larguar me dëshirën e tyre nga MEK dhe tashmë mbahen në këtë qendër për emigrantët. Një burim qeveritar në brendësi të këtij zhvillimi tha se “Për arsye të sigurisë kombëtare prej më shumë se një muaj në qendrën e pritjes të emigrantëve në Karrec, mbahen disa prej personave të cilët me vullnetin e tyre janë shkëputur nga MEK". Mësohet se pas konsultimeve me partnerët është mbërritur në përfundim se ekzistojnë rrethana dhe informacione se këta persona po përdoreshin nga Irani kundra MEK. Ky është Hassan Hyerani, një prej pesë iranianëve që po mbahet në Karrec. Ai ka hyrë në një grevë urie. Sakaq autoritetet ligj-zbatuese shqiptare janë duke hetuar një tentativë të ditëve të fundit të Iranit për të shpërndarë informacione të rreme në Shqipëri, në lidhje me ndalimin e të pestëve. Në të tilla kushte është vlerësuar se ish antarët e MEK, të grupuar në një shoqatë, përbënin rrezik për cenimin e sigurisë kombëtare. SPAK për llogari të një hetimi lëshoi 12 urdhra kontrolli banese dhe zyrash për personat e larguar nga MEK. Pjesë e kontrollove ishin edhe zyrat e shoqatës ASILA në krye të cilës qëndronte Hassan Hyerani. Prej muajit Korrik SPAK ka një hetim aktiv ndaj 20 iranianëve , ish anëtar të MEK nën dyshimin për spiunazh në shërbim të regjimit iranian.

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04