Top Channel/ Hetim ndërkombëtar për “black out”/ Komisioni Europian nis investigim
22/06/2024 19:41

Komisioni Europian paralajmëron hetim lidhur me incidentin në rrjetin e sistemit energjetik në pjesën juglindore të Europës dhe ndërprerjes e energjisë të premten në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe pjesërisht në Kroaci. Situata ende nuk është stabilizuar plotësisht. Ministri malazez i energjetikës, Sasa Mujovic, I tha mediave lokale se black out ishte rajonal dhe i lidhur me valën e madhe të të nxehtit. “Për shkak të temperaturave të larta, pati një rritje të beftë të konsumit”, shpjegoi ai. Megjithatë kreu i Qendrës Kombëtare Dispeçer, në Malin e Zi Ranko Rexhic pohoi se në fakt, nuk kanë informacion të qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Autoritetet malazeze nuk binden nga raportet e disa mediave se problemi mund të ketë nisur atje. Rrjeti Europian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO) do të përcaktojë dhe shkaqet nga kanë nisur problemet, një organizëm që është nën patronazhin e KE-së, thotë se do të nisë verifikimet për të përcaktuar saktë shkaqet e nisjes së problemit. “Në 21 qershor 2024 rreth orës 12:20, një incident i madh në rrjet ka ndodhur në pjesën juglindore të sistemit energjetik të Europës Kontinentale. Incidenti rezultoi në ndërprerje të rrjeteve elektrike të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe një ndërprerje të pjesshme në Kroaci. OST-të e prekura, me mbështetjen e OST-ve fqinje, rikthyen energjinë në rrjetet e tyre brenda rreth 2 orësh, duke synuar minimizimin e ndikimit të ndërprerjes tek konsumatorët’ thuhet në deklaratë e ENTSO. Më tej, në njoftim theksohet se në përputhje me metodologjinë e shkallës së klasifikimit të incidenteve, Komiteti i Operacioneve të Sistemeve i ENTSO-E do të kryejë një hetim të detajuar të kësaj ngjarjeje në javët në vijim, me mbështetjen edhe të një paneli ekspertësh. Zyrtarë kroatë nga ana tjetër pohojnë se kolapsi mund të kishte goditur të gjithë Europën, sepse sistemet energjetike janë të lidhura dhe se është e papërgjegjshme të bëhen supozime para hetimit zyrtar nga organet evropiane, i cili mund të zgjasë edhe 6 muaj. Për Top Channel, inxhinierët elektrikë shpjegon nevojën e thellimit të analizës së shkaqeve teksa kërkojnë bashkëpunimin e shqiptarëve për të shmangur mbikonsumimin e energjisë elektrike në këto rrethana.

Top Channel/ “Kur dilja jashtë, përfundoja në komisariatin e aeroportit”, Rama rrëfen brengën e tij
04/04 23:38
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top News – Pranga të afërmëve të gjeneralit iranian. SHBA- përhapën propagandën e Teheranit
04/04 23:15
Top Channel/ Nga historia te kriza, pse Hormuzi është “arteria” më e rrezikshme e globit
04/04 22:51
Top Channel/ Mijëra euro cash, ora luksoze…/ Në listën e më të kërkuarve, pranga bosit të Camorras
04/04 22:02
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top News – Kapen ‘skifterët’ në Tiranë. Vodhën kasafortën dhe sende me vlerë në një banesë
04/04 20:55
Top News- Gjenden 2 trupa të pajetë në Kamenicë të Korçës, dyshimet e para
04/04 20:44
Top Channel/ Ballokumja, trashëgimi elbasanase! Ëmbëlsira shpallet pasuri jomateriale
04/04 20:12
Top Channel/ Legalizohen kishat e Mirditës, 30 objekte marrin dokumentet e pronësisë
04/04 20:08
Top Channel/ Protestë për gjuhën shqipe në RMV, studentët demonstrojnë të hënën
04/04 20:06
Top News – Mision shpëtimi mes raketave. SHBA në kërkim të pilotit që u rrëzua në Iran
04/04 19:45
Top Channel/ Ngrica, humbin jetën emigrantët në Korçë! U gjetën në mal
04/04 19:45
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top Channel/ Nga rruga në Presidencë! Rrugetimi politik i Albulena Haxhiut
04/04 19:40
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News- Flakë e tym në Hormuz, Irani godet anijen e Liberisë: E lidhur me Izraelin
04/04 19:30
Top News- flakë e tym në Hormuz, Irani godet anijen e Liberisë: E lidhur me Izraelin
04/04 19:30
Top News – Bilanci i luftës/ Humbjet amerikane, 7 avionë luftarakë janë shkatërruar
04/04 19:30