Arber Çekaj, i dënuar si trafikant kokaine me 14 vite burgim , u përpoq të dukej i qetë para kamerave. Ashtu veproi edhe Fatmir Pjetri ,që i rëndojnë 30 vite burgim si babagjyshi grabitës apo edhe i dyshuari Lulzim Çepele, dora e fashuar e të cilit për prokurorinë mbetet prova se ai ai improvizoi vetëvrasjen për të tërhequr vëmendjen e policisë. 30 minuta pas veprimit të tij, në kamera shfaqen Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri që vunë në jetë planin e dështuar të arratisjes, ndonëse në gjykatë çepele tha se e kreu këtë veprim për shkak të gjendjes së rënduar emocionale dhe familjes.