Në mars të këtij viti, një qendër e madhe tregtare në Tiranë, u dogj prej disa ditësh. Roja i sigurisë 33 vjeçari Arjan Sala, në një akt vetëflijimi, arriti të shpëtonte jetën e 25 personave, por të tijën, jo. Top Channel edhe këtë vit realizon sondazhin "Njeriu i Vitit 2021" dhe në listë është edhe Heroi dhe Dëshmori i Atdheut, Arjan Sala, i cili edhe pse nuk jeton, me aktin sublim ka nxitur mijëra njerëz ta votojnë.