Qeveria gjermane ka blere nga Pfizeri një million pako ilacesh për trajtimin e Covid 19-tës. Medikamenti Paxlovid, që do të hyjë në përdorim në muajin janar, konsiderohet se bllokon ecurinë e sëmundjes duke mos lejuar që pasojat prej saj të jenë të rënda. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach u shpreh se pilula është shumë shpresëdhënëse.