Analizat mikrobiologjike të mostrave të ujit për rastin e helmimit të banorëve në Komunën e Deçanit kanë rezultuar negative. Lajmin e ka konfirmuar Adnora Nurboja nga IKSHPK duke theksuar se uji në Deçan nuk është i infektuar. Megjithatë, ajo shtoi për mediat se pavarësisht rezultateve, në vijim do të merren sërish mostra për testim. Edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani është shprehur më herët se helmimet nuk kanë ndodhur për shkak të ujit.