Disa punonjëse të një ndërmarrjeje u dërguan me urgjencë në spitalin e Durrësit me simptoma helmimi. Sipas burimeve spitalore, punonjëset janë paraqitur me gjendje të fikëti, këputje e ndjesi të vjellash. Sipas mjekëve të shërbimit të urgjencës, gjendja e tyre është nën kontroll, ndërkohë që do të jenë analizat toksikologjike që do të përcaktojnë shkakun e helmimit.