Janë riaktivizuar vatrat e zjarrit mbi fshatin Dukat i Ri, në Karaburun. Siç mund të shihet edhe një nga pamjet e siguruara për Top Channel një shtëllungë e madhe tymi ka mbuluar zonën. Helikopteri chinuk, i cili erdhi nga Holanda, po hedh ujë për shuarjen e tij, ndërsa banorë te Dukatit po ndërhyjnë për fikjen e zjarrit me mjete rrethanore.