Ndërtimi i linjës së re hekurudhore Shqipëri – Kosovë, ku një pjesë e rëndësishme e saj do të kalojë nga Shkodra, pritet ta rikthejë këtë qytet në një qendër të rëndësishme rajonale, në aspektin ekonomik dhe turistik. Për të diskutuar nga afër detajet e këtij investimi madhor, në bashkinë e Shkodrës, u zhvillua një takim mes përfaqesuesve të dy shteteve, Benet Beci, kryetar i bashkisë Shkodër dhe Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës në Kosovë.