Ilir Meta u shfaq në një dritare te re komunikimi, por jo të panjohur për politikanët. Pas Edi Ramës dhe Sali Berishës, Presidenti i Partisë së Lirisë është lideri i tretë që eksploron formatin e podcastit për t’iu afruar më pranë elektoratit në prag të zgjedhjeve parlamentare. Puntatën e parë të titulluar “Podcasti i Lirisë”, Ilir Meta ia kishte dedikuar vetes ku foli për aventurat e tij në det dhe male.