Hedhja në short për shpërndarjen e apartamenteve të një prej dy pallateve të rindërtuara në qytetin e Durrësit, pas dëmtimit nga tërmeti, është shoqëruar me pakënaqësi nga një pjesë e banorëve. Ndërsa godina pranë drejtorisë së policisë Durrës është në përfundim e sipër, shorti publik për shpërndarjen e apartamenteve për familjet që do të sistemohen në të u hodh në sallën e Këshillit Bashkiak.