Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i bën thirrje Prokurorisë Speciale që të trajtojë me seriozitet çështjet e krimeve të luftës. Ajo thotë se kanë fuqizuar kapacitetet në këtë institucion, edhe pse Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) nuk ka përfunduar procedurat e rekrutimit. Sipas saj, janë shtuar katër prokurorë shtesë, gjashtë bashkëpunëtorë profesionalë dhe dy staf mbështetës për të ndihmuar prokurorët.