Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani mori pjesë në konferencë “Rivendosja e Drejtësisë në Ukrainë”, që u organizua në Hagë. Ai theksoi se Rusia duhet të mabjë përgjegjësi e të paguajë për vuajtjet e civilëve të pafajshëm si dhe për dëmet e shkaktuara në këtë shtet.