Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë këtë të enjte në forumin e biznesit Shqipëri-Spanjë. Ai tha se vendndodhja strategjike dhe mjedisi miqësor ndaj biznesit e bëjnë Shqipërinë një zgjedhje të zgjuar për investitorët dhe turistët.