Mazhoranca i preu shpresat demokratëve të cilët duan ndryshimin e hartës territoriale para zgjedhjeve të pranverës. Pak orë para seancës plenare Taulant Balla lajmëroi vendimin e grupit socialist që njësitë vendore nuk do preken. Socialistet lanë një shteg hapur që reforma territoriale mund të rishikohet pas zgjedhjeve lokale.