Pas dy vendimeve gjyqësore në Polin e Drejtësisë, këtë të hënë në datën 1 maj, hyn në fuqi shkrirja e 9 gjykatave dhe 9 prokurorive. Ky plan po ndiqet në zbatim të hartës së re gjyqësore, ku pretendohet drejtësi efikase dhe në kohë për qytetarët. Gjykatat e Shkallës së Parë që mbyllen janë ajo e Tropojës, Matit, Kurbinit, Pukës, Krujës , Kavajës, Lushnjës, Përmetit edhe Pogradecit. Sipas Këshillit të lartë të prokurorisë së bashku me to shkrihen edhe prokuroritë përkatëse të këtyre rretheve gjyqësore, që ka sjellë dërgimin e trupave gjyqësore dhe përfaqësuesve të akuzës në institucionet e reja të drejtësisë.