Prej 1 maj-it të 2023 gjykata e Kurbinit do të zhvendoset në Lezhë sipas hartës së re gjyqësore. Tashmë Gjykatës së Lezhës, një godine më e vogël se ajo e gjykatës së Kurbinit do ti shtohen rreth 1600 çështje duke krijuar kaos dhe vonesa në dhënien e vendimeve. Elton Laska, Kreu i dhomës së avokatisë Lezhë tregon disa nga problematikat që do të hasen me bashkimin 2 gjykatave në një të vetëm në Lezhë.