Në këtë ditë të fundit të vitit, një apartament në katin e parë të një pallati në lagjen “5 Shkurti” të qytetit të Ballshit, është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, teksa kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë njoftuar zjarrfikësen, pasi panë që nga banesa po dilte tym.