Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti. Sipas tij, rrëzimi i kryeministrit Albin Kurti nga pushteti, është zgjidhja e situatës së krijuar në veri të vendit. Kreu i AAK-së beson se për këtë propozim të partisë së tij do të ketë edhe mbështetjen e deputetëve në maxhorancë. Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kryesisë, Haradinaj tha se është i shqetësuar për situatën e krijuar në veri të Kosovës.