Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar sot nga qeveria që të rrisë pagat e të gjithë sektorit publik. Sipas tij, nëse vazhdon “fjetja e qeverisë”, Kosova do të humbasë numër të madh të profesionistëve në sektorë të ndjeshëm. Haradinaj në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka kritikuar qeverinë edhe për mospagesën për policët e Kosovës.