Tensione në hyrje të Kuvendit, ndërsa deputetët e përjashtuar të opozitës kërkojnë të futen me forcë në sallën e Parlamentit. Ata janë bllokuar nga Garda e Republikës, e cila është bërë ‘gardh’ para derës së Kuvendit. “Zoti drejtues i Gardës mos lejoni terroristët me kollare të hyjnë në Kuvend”- tha një nga deputetët e PD-së.