Vendet e QUINT-it dhe NATO-ja nuk e mbështesin hapjen e Urës së Ibrit që e ndanë qytetin e Mitrovicës. Këtë e ka bërë të qartë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier i cili ishte i shoqëruar nga ambasadorët e tjerë që mëngjesin e së premtes takuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.