Që nga ora 09:00 e mëngjesit të së martës, ura e re mbi lumin Ibër është lëshuar për qarkullimin e veturave. Ndërtimi i kësaj ure nisi më 1 korrik, shërben si lidhje mes veriut e jugut të Mitrovicës. Qytetarët e kanë mirëpritur urën e re e thonë se ua lehtëson lëvizjen. Punimet janë kryer nga një kompani vendase, e sipas tyre ky projekt do të lehtësojë qasjen e veturave nga Jugu në Veri të Mitrovicës.