Një shpërthim i pashpjegueshëm ndodhi dje në qendër të Johanesburgut gjatë orës së pikut në një rrugë kryesore duke plagosur 41 persona, thanë zyrtarët e Afrikës së Jugut. Shërbimet e urgjencës fillimisht fajësuan tubacionet nëntokësore të gazit, por kompania Egoli Gas tha se nuk kishte gjasa që shpërthimi - i cili shkatërroi asfaltin dhe përmbysi automjetet, përfshirë minibusë të parkuar në rrugë, të ishte shkaktuar nga një tubacion gazi ose rrjedhje e mundhsme e gazit