KZAZ për numërimin e votave ka nisur punën në Kuçovë, pas disa orësh që nga mbyllja procesit të votimit. Sipas raportimeve situata paraqitet e tensionuar, por ende nuk është regjistruar asnjë incident. Për këtë bashki në garë janë tre kandidatë: Kreshnik Hajdari – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; Lefter Maliqi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”; Ilirjan Koxhaj – “Partia Demokratike”.