Pranë shkollës së re 9-vjeçare “Kiço Blushi”, e ndërtuar një vit më parë nga Bashkia e Tiranës, ka çelur dyert edhe një kopshti i ri. Quhet “Hojëzat” dhe vjen me një infrastrukturë moderne arsimore, me kapacitet për 120 fëmijë. Ky është kopshti i 50-të që hapet në kryeqytet. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se veç shkollave dhe kopshteve, Tiranës i janë shtuar edhe 49 çerdhe të reja.