Brenda 6 orëve administrata e kqz shqyrtoi materialet zgjedhore të 24 qendrave të votimit, pas kërkësës ankimore të lsi për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë qark ku kjo forcë politike humbi mandatin për vetëm 77 vota. Këto materiale me shkeljet e konstatuara në cilësinë e provës u janë vënë në dispozicion partive politike për t’i analizuar dhe pasi të shprehin dhe pretendimet e tyre, komisioni i ankesave dhe sanksioneve do të shpall të mërkurën vendimarrjen përfundimtare për pavlefshmërinë ose jo te zgjedhjeve në Berat.