Dyshimet e demokratëve per tren bullgar dhe votat e dy anëtareve te saj ne KAS bënë të mundur hapjen e 94 kutive te qarkut Elbasan. Stafi i KQZ veshi bluzen e numeruesit dhe ne 24 tavolina nisi krahasimin e fleteve te votimit ne kutite e Gramshit dhe Peqinit dhe te dhenave te hedhura ne procësverbale per keto dy bashki me 11 maj. Nga hapja e kutive, vezhguesit e PD kapen parregullsi, qe sipas tyre, faktojne manipulimin e zgjedhje ne qarkun Elbasan dhe ekzistencen e fenomenit te trenit bullgar.