Top Channel/ Hamasi sulmon Izraelin, raketa drejt Tel Avivit: “Shumica u nisën nga Rafah”!
26/05/2024 14:55

Hamasi ka lëshuar një breshëri raketash drejt Tev Avivit në zemër të Izraelit për të parën herë në gati 4 muaj. Të paktën 8 prej tyre janë lëshuar nga Rafah në jug të Gazës, një lëvizje e papritur kjo që hedh në erë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të bindur shtetin hebre të tërhiqet nga ofensiva ushtarake që rrezikon me qindra mijëra civilë palestinezë në qytetin jugor, dhe i justifikon qëllimet e tij për të ndërhyrë në zonë. Krahu ushtarak i Hamasit, brigadat Izzedine al-Qassam njoftoi përmes rrjetit Telegram se “ka ndërmarrë një sulm madhor me raketa’ ndaj tel Avivit. Hamasi i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian –ka vazhduar të sulmojë me raketa komunitetet përreth Gazës, që kur nisi luftën me Izraelin më 7 tetor. Nuk ka informacione për viktima apo dëme nga sulmi i tij i fundit me raketa. Lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit nisi pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 35.800 palestinezë. Izraeli thotë se po zhvillon ofensivë në Gazë me synimin të crrënjësore përfundimisht Hamasin që drejton prej vitesh këtë territor. Vetëm një ditë më parë, Gjykata Ndërkombëtare e udhëzoi Izraelin që t’i japë fund menjëherë pranisë ushtarake në Rafah. Po ashtu Gjykata më e lartë e OKB-së në Hagë ndalonte çdo aksion tjetër të Izraelit, që mund të ketë pasojë një asgjësim të popullsisë palestineze në tërësi apo pjesërisht. Rreziku për një gjenocid është ende "i besueshëm", thuhet në vendim.

Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17