Në një tjetër lëvizje që e rrezikon armëpushimin e brishtë në Gaza, Hamasi dorëzoi një ditë më parë mbetje mortore, për të cilat, Izraeli pretendon tani pas verifikimeve, se nuk i përkasin asnjërit prej pengjeve të zhdukur. Sipas ushtrisë izraelite, mbetjet e tre trupave, të cilat u transferuan tek Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq mbrëmjen e së premtes, u ekzaminuan nga një institut mjekoligjor në shtetin hebre.