Top Channel/ “Hamas i ka duart me gjak”, Biden krah Izraelit: Të kundërpërgjigjet, shtojmë trupat
10/10/2023 22:55

Presidenti amerikan Joe Biden deklaron se është gati të urdhërojë forca shtesë ushtarake në Lindjen e Mesme pas sulmit të përgjakshëm të Hamasit ndaj Izraelit. Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, Biden theksoi qartë se Shtetet e Bashkuara janë me Izraelin. Presidenti amerikan konfirmoi se mes viktimave në Izrael janë edhe 14 amerikanë, ndërsa akuzoi Hamasin se i ka duart të lyera me gjak. "Humbja e jetëve të pafajshme është zemërthyese. Si çdo komb në botë, Izraeli ka të drejtën të përgjigjet, me të vërtetë ka për detyrë t'u përgjigjet këtyre sulmeve të egra.", tha Biden Biden shton gjithashtu se ai ka një fjalë - "Mos" - për armikun afatgjatë Iranin, i cili mbështet Hamasin. "Këto mizori kanë qenë të neveritshme. Ne jemi me Izraelin, të mos gabojmë dhe jemi gati jemi gati të shtojmë trupa shtesë sipas nevojës”, shtoi presidenti amerikan Biden tregoi se kishte zhvilluar edhe një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. "Kjo ishte telefonata e trerë gjatë së cilës e sigurova se përgjigja jonë do të jetë e shpejtë, vendimtare dhe dërrmuese. Ne diskutuam gjithashtu se si demokracitë si Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara janë më të fortë dhe më të sigurt kur veprojmë sipas shtetit të së drejtës. Terroristët synojnë qëllimisht civilët, i vrasin ata. Ne mbështesim ligjin e luftës, ka një ndryshim mes nesh dhe atyre." Drejt Izraelit për tu koordinuar me qeverinë e tyre pritet të udhëtojë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në ditët në vijim. Ndërkohë Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po drejton një mbledhje të kabinetit të sigurisë në Tel Aviv për veprimet e mëtejshme. Izraeli tha se rimori zonat kufitare të Gazës nga militantët e Hamasit në ditën e katërt të luftimeve të ashpra që kanë lënë mijëra të vdekur nga të dyja palët që kur islamistët filluan një sulm të befasishëm. Pamjet: AFP

Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
Top News – Fushatë disajavore në Iran / Plani i luftës i Donald Trump, të gjitha detajet
20/02 14:35
Top News – Avionët luftarakë rusë drejt Alaskës / Tensione në qiell, komanda amerikane në alarm
20/02 14:24
Top News – Kupolë për mbrojtjen nga dronët / Pesë fuqitë ushtarake të Evropës bashkojnë forcat
20/02 14:23
Top News – Teherani po përgatitet për luftë! Fsheh materialet bërthamore, riparon bazat e raketave
20/02 14:20
Top News – Familja mbretërore në krizë të thellë / Policia bën kontrolle, hetimi për Andrew vazhdon
20/02 14:13
Top News – Lagarde drejt dorëheqjes. ‘Nderi’ i Presidentes së BQE për Macron para zgjedhjeve
20/02 13:45
Top News – Kina mbush BE me kartmonedha false. Europol sekuestron mbi 1.2 mld euro
20/02 12:54
Top Channel/ Sulmi ndaj Iranit, Britania refuzon t`i hapë bazat e saj ushtarake SHBA-së!
20/02 12:28
Top News – Macron përplaset me Melonin: ‘Mbaj vendin tënd, mos ndërhy në punët e Francës’
20/02 12:22
Top Channel/ Trump urdhëron hapjen e dosjeve për UFO-t: Obama nxorri të dhëna konfidenciale!
20/02 12:15
Top News – Britania nuk i jep SHBA-së bazat ajrore / Tërbohet Trump, i duhen për të goditur Iranin
20/02 12:03
Top News – Majmuni i braktisur që u bë viral / Luante me lodrën prej pelushi, gjen familje të re
20/02 12:03
Top News -‘Erë lufte’ mes Kinës dhe Japonisë / Kryeministrja: Do të ndryshojë Status Quo-në me forcë
20/02 11:58
Top News – Sulmon Iranin brenda orësh…Trump në takim urgjent krize, gati për luftë
20/02 11:55
Top News – Kim Jong un hap kongresin e rrallë / Zotohet të rrisë standartet e jetesës dhe ekonominë
20/02 11:54
Top Channel/ SHBA e “nxorri” nga bisedimet, Europa forcon diplomacinë e saj me Rusinë?!
20/02 11:50
DIGITALB DIGITALB