Top Channel/ Hakmarrje për sulmin ukrainas? Putin: Armiku do marrë kundërpërgjigjen e merituar!
12/08/2024 22:40

Manovra ukrainase në rajonin e Kurskut është përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen ndaj ofensivës së Moskës në rajonin e Donbasit, u shpreh tw hwnwn presidenti rus Vladimir Putin. Sipas tij, duke sulmuar rajonin e Kurskut në pjesën jugperëndimore të Rusisë, Kievi mbase ka bërë përpjekje të destabilizojë jetën e përditshme në Rusi, por ka dështuar. Ai tha se numri i vullnetarëve që i janë bashkuar ushtrisë ruse është rritur dhe u zotua se Rusia do t’i përmbushë synimet e saj ushtarake. “Humbjet në radhët e forcave të armatosura ukrainase po shtohen në mënyrë dramatike, përfshirë në mesin e njësive më të përgatitura për luftë, njësi që armiku po i dërgon në kufirin tonë”, deklaroi Putin gjatë një takimi me zyrtarët më të lartë të sigurisë dhe guvernatorët rajonalë. “Armiku gjithsesi se do të marrë një kundërpërgjigje të merituar dhe të gjitha objektivat tona, pa dyshim do të arrihen”, deklaroi Putin. Pjesa më e madhe e Rusisë ishte kryesisht e pandikuar nga pasojat e drejtpërdrejta të sulmit rus ndaj Ukrainës gjatë këtyre dy vitesh e gjysmë lufte, por të hënën zyrtarët rusë u bënë thirrje më shumë banorëve nga rajoni i Kurskut të evakuoheshin për shkak të “gjendjes shumë të tensionuar” në atë zonë. Autoritetet ruse të emergjencave thanë se mbi 100,000 banorë kanë braktisur shtëpitë e tyre pasi trupat ukrainase dhe automjetet e blinduara kaluan kufirin më 6 gusht, duke depërtuar rreth 30 kilometra në brendësi të Rusisë. Forcat ukrainase u futën me shpejtësi në qytetin Sudzha, rreth 10 kilometra përtej kufirit, pas sulmit. Sipas raporteve, ato ende vazhdojnë të mbajnë nën kontroll pjesën perëndimore të qytetit, që është zonë e rëndësishme kalimi e gazit natyror. Sulmi i Ukrainës në brendësi të Rusisë u dha goditje përpjekjeve të Putin për të pretenduar se jeta në Rusi ka mbetur pothuajse e pandikuar nga lufta. Propaganda shtetërore u mundua ta minimizojë sulmin, duke vënë në pah përpjekjet e autoriteteve për t’i ndihmuar banorët e rajonit dhe duke synuar të tërheqë vëmendjen nga dështimi i ushtrisë që të përgatitet për sulmin dhe për të zmbrapsur atë shpejt.

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58