Një dron u nis drejt rezidencës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Cezare, në veri të Izraelit. Netanyahu nuk ishte në ndërtesë dhe nuk pati viktima, deklaroi zëdhënësi i kryeministrit izraelit. “Objektivi i sulmit me dron në Izraelin qendror ishte shtëpia private e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Cezare”, shkruhej në raportimin e agjencisë së lajmeve Katarit Al Araby, e cituar nga gazeta izraelite Ha’aretz. Më parë Forcat e Mbrojtjes izraelite kishin njoftuar se një dron nga Libani kishte goditur sot qytetin e Cezaresë. Dy drone të tjerë u kapën.