Top Channel/ Hakerat rusë, SHBA ofron 10 milionë USD shpërblim: Kosta Rika, jo e vetmja!
23/07/2022 18:43

10 milionë dollarë shpërblim ofruan Shtetet e Bashkuara për informacione mbi grupin e hakerave Conti të lidhur me Rusinë, i akuzuar për sulmin madhor kibernetik kundër Kosta Rikës muajin e kaluar, e jo vetëm. Shpërblimi i Departamentit të Shtetit ofrohej për këdo që jepte informacione për identitetin apo vendndodhjen e krerëve të organizatës, së kthyer prej disa kohësh në një shqetësim, që sot nuk është më i heshtur. Sulmet për para të këtyre hakerave të të dhënave kanë bërë më shumë se 1000 viktima që nga janari, sipas FBI-së, dhe i kanë sjellë grupit plot 150 milionë dollarë fitime. Pagesa të tilla e bëjnë Contin virusin më të shtrenjtë kompjuterik të regjistruar ndonjëherë, sipas DASH. Me shpërblimin e ofruar prej tyre, Shtetet e Bashkuara dëshmuan nivelin e angazhimit për mbrojtjen e viktimave në mbarë botën nga shfrytëzimi prej krimineleve kibernetike, thuhej në deklaratë. Zyrtarisht, Kosta Rika refuzoi t`i paguante hakerat që e detyruan këtë vend të shpallte emergjencën kombëtare pas sulmit gjunjëzues të Contit, që kishte arritur të identifikonte te meta në infrastrukturën publike të sigurisë kibernetike të vendit. Disa agjenci qeveritare u bllokuan për gati një muaj, e një fat të ngjashëm patën edhe nje sere platformash dixhitale, përfshirë atë të Ministrisë së Financave dhe Administratës Virtuale të Taksave, që kanë një rol kyc në mbledhjen e taksave e dhënien e pagave. Conti mori përgjegjësinë e sulmit e kërkoi 10 milionë dollarë shpërblim që të mos publikonte informacionet e vjedhura. Ngërci shkaktoi vonesa në dhënien e pagave. Conti është një virus jashtëzakonisht i dëmshëm për shkak të shpejtësisë me të cilën kodon të dhënat dhe përhapet në sisteme të tjera. Ai u diktua për herë të parë në vitin 2020 dhe mendohet se drejtohet nga një grup krimi kibernetik me bazë në Rusi që përdor pseudonimin Wizard Spider. Kosta Rika u bë vend ii parë që shpalli gjendjen e jashtëzakonshmë për shkak të sulmeve kibernetike, por mjaft ekspertë sigurie e shprehën që në fillim frikën se ajo nuk do të mbetej e vetmja, teksa kriminelët kibernetikë po godasin të ashtëquajturat “shënjestra të buta” në infrastrukturën publike, përfshirë këtu edhe spitale, trena e shkolla, në një aktivitet që me 150 milionë dollarë të grumbulluar deri tani, rezulton mjaft fitimprurës për ta. Pamjet: AFP

Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47