10 milionë dollarë shpërblim ofruan Shtetet e Bashkuara për informacione mbi grupin e hakerave Conti të lidhur me Rusinë, i akuzuar për sulmin madhor kibernetik kundër Kosta Rikës muajin e kaluar, e jo vetëm. Shpërblimi i Departamentit të Shtetit ofrohej për këdo që jepte informacione për identitetin apo vendndodhjen e krerëve të organizatës, së kthyer prej disa kohësh në një shqetësim, që sot nuk është më i heshtur.