Berisha: Miqtë e mi, në parlament së bashku me qytetarët, së bashku me pensionistët, së bashku me studentët, me të rinjtë do bëjmë një betejë që betejë që parlamenti s’e ka parë për vendosjen e minimumit jetik për çdo shqiptar. Këta hajdutë që zhgërryhen me luksin e parave të vjedhura, këta do të paguajnë qindarkë për qindarkë vjedhjet e tyre. Parlamenti do të jetë i qytetarëve, ndaj dhe vendosja e minimumit jetik është beteja jonë.