Një ngjarje e paprecedentë vjen nga Greqia. Autoritetet policore greke kanë vënë në pranga hajdutin i cili prej rreth një muaji hynte në shtëpi, hante, lahej dhe vidhte në Almyri Corinthia në Lutraki. Paraditen e së premtes u bë arrestimi i hajdutit, i cili kishte hyrë në qindra shtëpi pushimi dhe banesa të në Lutraki së fundmi, duke shkaktuar shqetësim dhe panik te banorët.