Gjykata Speciale shpall sot vendimin ndaj Pjetër Shalës, ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i akuzuar për krime lufte. Shala u ndalua marsin e vitit 2021 në Belgjikë dhe u transferua në Hagë prillin e atij viti nën akuzat e ndalimit arbitrat, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme, akuza këto të cilat nuk i pranon e i konsideron si "të fabrikuara".