Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala është dënuar me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale. Ai u gjet fajtor për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme të kryera gjatë periudhës 17 maj deri më pesë qershor të vitit 1999 në Fabrikën e Metalit në Kukës të Shqipërisë.