Rritja ekonomike dhe rënia e inflacionit kanë krijuar një tablo pozitive për financat e vendit. Në raportimin vjetor për 2024 në Kuvend Guvernatori I Bankës së Shqipërisë deklaroi se në nëpërmjet këtyre ritmeve politika monetare ka hyrë në një fazë lehtësuese. Ndërsa banka është treguar edhe më e kujdesshme në ecurinë e tregut valutor duke ndërhyrë në tregun vendas për të frenuar forcimin e lekut dhe për të ruajtur stabilitetin financiar.
 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						