Situata në Gjirokastër paraqitet kritike si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Përroi i Ficos ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona të qytetit. Ujërat e rrëmbyeshëm kanë vërshuar në rrugë, duke marrë përpara automjete dhe duke përmbytur banesa e biznese.